I akuzuar për ngacmim seksual të 3 vajzave të mitura, 61-vjeçarit në Gjirokastër i bie të fikët në sallën e Gjyqit

Vasil Mullaj, i akuzuar se ka ngacmuar seksualisht 3 vajza të mitura, i ka rënë të fikët në sallën e gjyqit ditën e sotme. Mullaj u arrestua 2 ditë më parë, ndërsa doli sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Mësohet se 61 vjeçari ka humbur ndjenjat në sallën e gjyqit pasi dha shpjegimin e tij për ngjarjen. Pasi ka folur për rreth një ore, ai ka rënë në tokë, ndërsa seanca u ndërpre.

Burime nga Policia e Gjirokastrës konfirmojnë se prej 3 ditësh 61-vjeçari Vasil Mullaj ka hyre ne greve urie, duke pretenduar se akuzat ndaj tij janë të padrejta.

Loading...