Kush është shoferi që humbi jetën në tragetin që po vinte nga Italia për Durrës (emri)

Trageti i linjës Ankona-Durrës ka mbërtitur 3 orë e gjysëm me vonesë në portin detar të Durrësit.

Shkak i kësaj vonese ka qenë një pasagjer shqiptar i tragetit,i cili nuk është ndjerë mirë gjatë lundrimit. Mësohet se ai kishte pësuar atak ka rdiak.

Në këto kushte trageti ka ndaluar në mes të detit dhe ka pritur një helikopter të ndërhyrjes së shpejtë italiane i cili e ka marrë pasagjerin dhe e ka dërguar në spital në Itali.

Vetëm atëhere trageti ka vijuar udhëtimin në drejtim të Durrësit.

Trageti që duhej të mbërrinte në orën 10.00 mbërriti në orën 13 e 30 në Durrës.
Mësohet se udhëtari i tragetit të linjës Ankona -Durrës ka ndërruar jetë për shkak të atakut ka rdiak.

Ai quhet Nik Zogu 44 vjeç banues në qytetin e Durrësit me profesion shofer i një kamioni.

Loading...