Nje aksion i SPAK dergoi ne pranga diten e sotme 6 persona mes te cileve edhe prokurori i Sarandes Sali Hasa, nje oficer i policise gjyqesore, nje arbiter futbolli dhe tre persona te tjere.
Mes tyre ishte edhe 22-vjeçari Endri Zaja, i cili ishte shpallur në kërkim është vënë në pranga nga Policia e Durrësit, teksa bënte plazh.
Zaja ndodhej në ‘Sektorin Rinia’ në Durrës e me syze dielli në kokë dhe pavarësisht se blu e kërkonin, i riu kishte vendosur të relaksohej këtë të shtunë e të merrte disa rreze dielli.
Mirëpo, qetësia e fundjavës i është prishur nga efektivët civilë të cilët e kanë pikasur dhe e kanë mbajtur nën vëzhgim.
Më pas, ata i janë afruar dhe i kanë vënë prangat. I riu është transportuar për në komisariatin e Durrësit, siç shihet dhe në pamjet e publikuara nga Report TV.
I riu dyshohet se ka vjedhur dy markete në pronësi të dy personave, me iniciale V.M., dhe M.M.. Katër ditë më parë ai, teksa drejtonte mjetin tip “Toyota” përplasi një 74 vjeçare italiane dhe bashkëshortin e saj.
Gruaja ‘fluturoi në ajër’ bashkë me të shoqin, ndërsa i riu u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Të moshuarit ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa Zaja do të përballet me drejtësinë.