Antonela nuk ka mbajtur dot emocionet në “Top Arena”, ku është marrë në pyetje nga Fjoralba Ponari në lidhje me jetën e saj në Itali dhe vështirësitë që ka kaluar me familjen.
Antonela ka rrëfyer edhe më parë se sa e vështirë ishte periudha e divorcit të prindërve dhe emigrimi në Itali, por nuk arriti të mbante lotët kur u pyet për punën më të vështirë që ka bërë.
Antonela: Puna më e vështirë ka qenë kur kemi shkuar në Itali, unë isha në shkollë, mami çohej në orën 4 dhe shkonte të pastronte zyra. Unë e ndihmoja.
Fjorlba: Kush dashuron më mirë, shqiptarët apo italianët?
Antonela: Shqiptarët.
Fjorlba: I mban mend emocionet e dashurisë së parë?
Antonela: Po, isha 18 vjec. Ishte me ulje ngritje sic do dashuri.
Fjorlba: Pas Për’puthen, me Top Arenën, a ke në mendje një kurbë të qartë televizive se ku dëshiron të jesh nesër?
Antonela: Kam. Duhet të prisni. Do më pëlqeja të bëja një emision timin, e kam një ide.