Rikthehet në ‘YouTube’ bosi i mafies turke: Jam gjallë, do e përfundoj punën që kam nisur

Bosi i mafies në Turqi, Sedat Peker është rikthyer në YouTube me një video të re. Në këtë video, Peker ka përgënjeshtruar lajmet që e cilësonin atë si të vdekur, ndërsa shton, se një mundësi e tillë ekziston nëse vendos të rikthehet në Turqi.
“Miqtë e mi të dashur, disa kanë pretenduar se unë kam vdekur ose jam burgosur. Gjithashtu që mesazhet e mia në Tëitter janë shkruar nga të tjerët dhe jo unë. Kjo është arsyeja pse u ndjeva i detyruar të xhiroja dhe të postoja këtë video të shkurtër.

Miqtë e mi të dashur, nuk kam vendosur të mos publikoj më video, por në vendin ku unë jetoj, u informova se jam me të kuqe, domethënë ekziston një rrezik i madh që të vritem. Brenda 15 ditësh do të rishikojnë rrezikun për jetën time dhe do të vendosin.

Por unë ose këtu ose në një vend tjetër ose me një mënyrë tjetër, do ta përfundoj punën që kam nisur. Miqtë e mi ju uroj të jeni mirë, mos e privoni vetën nga lutjet tuaja. Zoti ju bekoftë,” tha Peker.

Kujtojmë se turku u zbulua pas skandalit me pasaportat e falsifikuara në Turqi. Ai akuzohet si kryesuesi i një grupi kriminal, ndërkohë që shtëpia e tij në Stamboll është bastisur nga Policia. Ndërkohë që Interpoli e kërkon Peker si pjesë e një grupi të trafikut ndërkombëtar.

Loading...