Alban Ramosaj habit të gjithë, tregon fjalën e parë që ka thënë kur ishte fëmijë

Alban Ramosaj ka treguar një ditë më parë një detaj shumë interesant për fëmijërinë e tij. Në krah të ëmës Antogona dhesëmotrës Beatrix, i ftuar në rubrikën “Gjysma ime”, tek “E diela shqiptare”, këngëtari tregoi fjalën e tij të parë.
Fituesi i “Kënga Magjike 2021”, ka thënë se fjala e para e tij ka qenë “thika”. “Të betohem që s’ka qenë e parapërgatitur. Por nuk e di si e kam harruar pa përmendur. Fjala e parë ka qenë ‘thika’, ose më saktë ‘fika’”, tha Albani, duke shtuar se shkronjën “th” e bënte “f” për një farë kohe gjatë fëmijërisë.

Një rastësi e çuditshme, duke marrë parasysh që edhe kënga që e bëri fitues të Këngës Magjike, duke realizuar një ëndërr të madhe për të, titullohej “Thikat e mia”.

Loading...