U dashurua që kur ishte 16-vjeçe, shoqja e Carolinë flet për jetën që 20-vjeçarja kishte me Babis

Të tjera detaje dalin nga jeta personale e Babis dhe Carolinës. Kjo e fundit u vra brutalisht nga bashkëshorti i saj, ndërsa miqtë e tyre habiten nga kjo ngjarje. Ka qenë mikja e viktimës që së fundmi ka treguar për jetën e tyre personale.
“Jam e tronditur nga ky krim. Caroline ka qenë me Babis që kur ishte 16 vjeç. Ajo gjithmonë më thoshte sa ishte e dashuruar dhe se Babis ishte njeriu i jetës së saj. Ajo që uroj është që shpirti i saj të pushojë. Unë jam shumë e trishtuar. Në Greqi kemi ligje, ai do të qëndrojë në burg.”, tha ajo.

Kujtojmë që Babis pranoi krimin disa ditë më parë. Aktualisht ai është në qeli. Policët prej ditësh kanë treguar se sjellja e tij është shqetësuese, pasi është shumë i qetë.

Loading...