Flakët shkrumbojnë kullotat në Gjirokastër, dy persona në kërkim për zjarrvënie të qëllimshme

Një zjarr i madh ka përfshirë mbrëmjen e sotme kullotat e fshatit Karjan në Lunxhëri të Gjirokastrës.

Dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme. Policia ka identifikuar dy persona dhe po punon për kapjen e tyre.
Zjarri ka përpirë kullotat poshtë fshatit duke dëmtuar zonën që shërben për bagëtitë në këtë zonë. Deri më tani mësohet të jenë djegur 1 hektarë kullotë.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Loading...