‘Dua të bëhem prokurore’, Soreca pret në zyrë vajzën nga Përmeti: Qytetarët e ardhshëm të BE

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca është takuar ditën e sotme me një të re nga Përmeti e cila dëshiron të bëhet prokurore.

Soreca shprehet se e ftoi atë në zyrë për të diskutuar në lidhje me të ardhmen e saj pasi së shpejti do të fillojë fakultetin juridik në Tiranë.
“Gjatë ‘Javëve të Evropës 2021’, ndaluam në Përmet ku takova Esmeraldën e cila dëshiron të bëhet prokurore për të dhënë kontributin e saj në forcimin e Fuqisë së Ligjit. Unë e ftova atë në zyrën time për të diskutuar në lidhje me të ardhmen e saj pasi së shpejti do të fillojë në Tiranë Fakultetin Juridik.
Ne ramë dakord të qëndrojmë në kontakt të ngushtë gjatë studimeve të saj. Me të rinj të përkushtuar si Esmeralda, Shqipëria ka një të ardhme të ndritur përpara! Mbështetja e fuqizimit të të rinjve në Shqipëri do të vazhdojë të jetë një përparësi kryesore për ne. Të rinjtë e sotëm në Shqipëri janë qytetarët e ardhshëm të Bashkimit Europian”, shkruan Soreca.

Loading...