‘Të mbushen mushkëritë me frymë’, cilat janë tre qytetet me ajrin më të pastër në Europë

Qyteti me ajrin më të pastër në Europë është Umea në Suedi.

Ndërsa, pas Umeas, vjen qyteti finlandez i Tamperes, dhe Funshal në Portugali. Diçka e tillë është konfirmuar edhe nga ana e Agjencisë Europiane për Ambientin.

Kurse, qytetet me ajrin më të ndotur janë Sonch në Poloni dhe Kremona në Itali.
Banorët e më shumë se gjysma e 323 qyteteve ku është matur cilësia e ajrit gjatë viteve 2019-2020, thithin ajrin e ndotur. Vendet ku qytetarët “konsumojnë” më shumë ajër të ndotur janë Italia dhe Polonia.

Cilësi të mirë të ajrit e kanë 127 qytete, europiane. Në dhjetëshën e parë për nga cilësia e ajrit janë dy qytete suedeze – Stokholmi dhe Upsala, tri në Estoni – Talini, Narva dhe Tartuja si dhe Bergeni në Norvegji dhe Salamanka në Spanjë.

Loading...