Gjatë një takimi me studentë të universitetit të Vlorës, kreu i qeverisë tha se protesta po iken për ‘lesh’, ndërsa shtoi se kishte dëgjuar shpesh herë shprehet se; ‘ai të manipulon’.
“Kam qenë unë në dhjetorin e parë. Kam qenë unë në vendin tënd (i drejtohet nje studenti). Këtu ku jam unë se di a do vish ti. Ne na kërkonte regjimi, ne ishim kundër. Ata prapë kërkonin të uleshin në tavolinë. Këta thonë; mos shkoni atje, se ju manipulon siç ia bëri Lulit. Pse ça do bëj unë? Magji të zezë? Unë them jam dakord. Po ta drejtoja unë protestën do ishte më mirë, ju po e çoni për lesh protestën. S’dua që protesta të mbarojë dhe të duket sikur s’ka ndodhur gjë”, tha Rama.
(ed.me/BalkanWeb)
Loading...