Si policia greke shkatërroi rrjetin e shpërndarjes së kokainës me karrem një ‘flokëkuqe’

Policia helene ka shkatërruar një rrjet kriminal të shpërndarjes së kokainës, mes tyre edhe 2 shqiptarë.

Droga nga Athina në ishullin grek, Mykonos!
Grupi i cili po transportonte drogën nga Athina drejt ishullit drejtohej nga një person me nofkën “doktori i kokainës” i cili bashkëpunonte me një të burgosur në burgun e Koridalos.

Në Mykonos droga pritej nga “Zonja e Bardhë”, grup kriminal, ku ishin të përfshirë 2 shqiptarë.

Si arriti policia në shkatërrimin e këtij rrjeti kriminal të shpërndarjes së drogës?
Përmes “flokëkuqes”, vajzës 19-vjeçares e cila po transportonte 207 gram kokainë nga Athina në Mykonos.
Ishte pikërisht ajo, karremi i policisë greke për kapjen dhe shkatërrimin e bandave të përfshira në këtë histori.

Si policia greke “shkatërroi” rrjetin?
Gjithçka nisi kur policia në bazë të informacioneve të grumbullua në fokus të hetimeve vuri “flokëkuqen”.

Pasditen e së martës së kaluar rreth orës 16:20 në anijen drejt ishullit grek, Mykonos hyri “flokëkuqja”. Ajo ka qenë gjatë gjithë udhëtimit nën vëzhgimin e policisë dhe sapo zbriti nga anija u prit nga një taxi që e dërgoi menjëherë në një hotel.

Atë darkë, pas orës 12:00, 19-vjeçarja zhvilloi një bisedë me kamera me “kokën” që drejtonte prej burgut grupin, i cili e urdhëroi të dilte jashtë dhe të priste anëtarët e “Zonjës së bardhë” të cilët do të merrnin sasinë e kërkuar të kokainës.

Në makinë të tipit “Fiat” ishin dy shqiptarët të cilët po prisnin 19-vjeçaren.

Në atë moment ndërhyri policia që pas shumë përpjekjeve vuri në pranga 2 shqiptarët dhe “kokëkuqen”

Kokëkuqja dëshmoi në polici
Kokëkuqja tregoi se gjatë udhëtimit të saj drejt ishullit grek ishte i burgosuri ai që i jepte udhëzimet për të gjitha veprimet do të ndërmerrte.

Policia i tregoi asaj edhe disa persona, prej të cilëve ajo njohu “kokën” i cili drejtonte grupin nga burgu i Koridalos.

“Më kërkoi të transportoja 207 gram kokainë në Mykonos, ku do ta dorëzoja aty ku do më kërkonte, Gjatë gjithë udhëtimit, kam marrë udhëzime nga i burgosuri në Koridalos të cilin po e njoh nga fotot që po më tregoni”, tha 19-vjeçarja.

Ajo u shpreh se për transportin e kokainës ajo do të merrte 607 gram kokainë.

“Do iu tregoj të gjitha bisedat e mia në telefon. Për këtë trasport unë do të merrja 600 euro dhe 400 të tjera në Athinë.”, tha ajo.

Çfarë ka policia greke në duart e saj?
Policia aktualisht ka vënë në pranga 3 persona.

Ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, sasinë e kokainës, telefonat në të cilat gjenden të gjithë bisedat mes anëtarëve të grupit, njeh fytyrën e “kokës” së burgut pasi 19-vjeçarja e zbuloi.

Loading...