Një ngjarje aspak e hijshme ka ndodhur në Britaninë e Madhe. Mësohet se një 52-vjeçar i hapi zemrën 32-vjeçares nga Ukrahina, por ajo e mashtroi. Mediat britanike shkruajnë se ajo e mashtroi duke vjedhur 250 mijë dollarë.
52-vjeçari nuk e kishte kuptuar lojën e saj pasi ishte shumë i dashuruar. Ai madje u shpërngul në Ukrahinë për të jetuar me të, duke sakrifikuar edhe punën. Muajt kalonin dhe çifti dukej më se i dashuruar. James e propozoi për martesë Irinën. Ata bën një martesë, e cila më pas rezultoi se ishte false.
Irina i vodhi burrit 250 mijë dollarë, duke bindur 52 vjeçarin të blejë një apartament, i cili në realitet kushtonte shumë herë më pak se sa shuma që James transferoi në llogarinë bankare që Irina i kishte dhënë. Kur James e kuptoi mashtrimin, ishte tepër vonë, pavarësisht përpjekjeve për të rimarrë paratë e humbura, James nuk ia doli.
Irina u mor në pyetje nga policia, por pavarësisht nga dokumentet e James, asnjë akuzë nuk është ngritur kundër saj. Progresi i vetëm ka qenë, se pasi martesa e tyre u shpall false, ai u emërua pronari i vetëm i apartamentit prej 63,000 dollarësh. Ai po e mban apartamentin me shpresën se vlera e tij do të rritet pasi të mbarojë pandemia e Covid-19.