Shoqja e Caroline dëshmon në gjykatë: Merrej me arte marciale, nëse do ndeshej me Babis, do e zhdepte në dru

Këtë të martë, Babis Anagnostopoulos, 32-vjeçari i cili vrau bashkëshorten e tij 20-vjeçare në Greqi doli përpara gjykatës. Në seancën e zhvilluar u ngrit pretendimi se ai ka pasur përplasje fizike me Caroline përpara se ta vriste.

Por një shoqe e studentes britanike tha se Caroline merrej me arte marciale dhe se ishte e fortë fizikisht. Sipas mediave greke, ajo ka deklaruar se nëse ata vërtetë do të ishin zënë, Caroline do e rrihte.
“Së pari më lejoni t’ju them, Caroline merrej me arte marciale. Ajo ishte një vajzë e gjatë në gjendje të shkëlqyeshme fizike. Ajo do ta kishte zhdepur Babisin në dru. Nuk kishte shans që ai të konfliktohej me Caroline dhe të fitonte” – tregon mikesha e 20-vjeçares.

Në seancën gjyqësore që zhvillohet ditën e sotme, pritet që Babis të dëshmojë dhe t’u drejtohet gjykatës me pretendimet e tij. Ai është shoqëruar deri në hyrje të gjykatës nga disa protestues të cilët bënin thirrje për ta vrarë.

Loading...