U arrestua për dhunë në familje, kush është efektivi që mori një plumb në kokë gjatë një grabitje

Nikolin Gjergji, efektivi 53-vjeçar që u arrestua për dhunë në familje në Kurbin rezulton të jetë plagosur gjatë një operacioni policor në vitin 2016. Policia ishte njoftuar atë kohë për vjedhjen e një makine të llojit tip “Porsche” dhe është vënë në ndjekje të autorit.

Sapo ka konstatuar se po e ndiqnin, autori i grabitjes ka qëlluar me armë zjarri drejt policisë duke plagosur efektivin Nikolin Gjergji.
Efektivi i policisë mori një plumb në kokë dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës dhe arriti të shpëtojë. Ngjarja ndodhi me 22 dhjetor të vitit 2016-të në autostradën Milot-Mamurras, pranë fshatit Gjorm të Kurbinit.

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave njoftoi më herët se arrestimi i 53-vjeçarit Nikolin Gjergji erdhi pas denoncimit të bërë nga ana e vetë familjarëve të tij.

Ndërkohë bëhet me dije se SHÇBA ka kërkuar nga Gjykata e Shkallës së Parë në Kurbin për të lëshuar urdhër mbrojtje për fëmijën dhe bashkëshorten e efektivit.

Loading...