Kuvendi miraton raportet vjetore të disa institucioneve, rrëzon dekretin e Presidentit Meta

Kuvendi miratoi në seancën e sotme disa projektrezoluta, projektligje dhe rrëzoi një dekret të Presidentit të Republikës.

Kështu Kuvendi miratoi me 88 vota pro, 5 kundër dhe 5 abstenim, Projektrezolutën “Për vlerësimin e veprimtarisë së Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2020”.

Kuvendi miratoi me 89 vota pro, 5 kundër dhe 4 abstenim, Projektrezolutën “Për vlerësimin e veprimtarisë së Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave për vitin 2020”.

Kuvendi miratoi me 84 vota pro, 9 kundër dhe 5 abstenim, Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Mediave Audiovizive për vitin 2020”.

Kuvendi miratoi me 86 vota pro, 5 kundër dhe 6 abstenim, Projektrezolutën “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2020”.

Kuvendi miratoi me 89 vota pro, 6 kundër dhe 1 abstenim, Projektligjin “Për të huajt”.
Kuvendi miratoi me 83 vota pro, 9 kundër dhe 3 abstenim, Projektligjin “Për regjistrimin e organizatave jofitimprurëse”.

Kuvendi miratoi me 83 vota pro, 8 kundër dhe 6 abstenim, Projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 102/2015 “Për sektorin e gazit natyror” të ndryshuar””.

Kuvendi miratoi me 87 vota pro, 6 kundër dhe 5 abstenim, Projektligjin “Për përkthimin zyrtar dhe profesionin e përkthyesit zyrtar”.

Kuvendi miratoi me 91 vota pro, 6 kundër dhe 1 abstenim, Projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim, për projektin e rehabilitimit dhe ndërtimit të objekteve në afërsi të rrugës bregdetare (Vlorë-Orikum)”.

Kuvendi miratoi me 91 vota pro, 5 kundër dhe 2 abstenim, Projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2019, për projektin “Transport i qëndrueshëm në Tiranë (DKTI)”.

Kuvendi rrëzoi me 11 vota pro, 81 kundër dhe 5 abstenim, Dekretin nr. 13.103, datë 11.06.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 65/2021 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10.304, datë 15.7.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””.

Kuvendi miratoi me 86 vota pro, 5 kundër dhe 5 abstenim, Projektvendimiin “Për krijimin dhe përbërjen e komisionit ad hoc me 12 anëtarë të përzgjedhjes së kandidatëve për anëtarë zëvendësues për pozicionet Komisioner të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisioner Publik”.

Loading...