Shqipëria hap portën për të gjithë emigrantët e huaj, Çuçi: Lehtësohen procedurat për emigrantët

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka folur sot në Kuvend për ligjin e ri për emigrantët, i cili do të lehtësojë procedurat për të gjithë ata që duan të jetojnë dhe punojnë në Shqipëri.

Sipas Çuçit, të gjithë emigrantët duhet të drejtohen vetëm në një sporte, për të pasur një leje unike, që iu mundëson atyre qëndrimin dhe punësimin në Shqipëri.

Po ashtu në ligjin e ri për emigrantët, një kategori të vëçantë zënë dhe pensionistët që vijnë për të jetuar në Shqipëri. Sipas Çuçit lirimi i kushteve për personat që duan të marrin leje qëndrimi në Shqipëri, bëhet për të rritur konsumin vendas, dhe tërheqjen e një numri sa më të madh të tyre.

“Projektligji për të huajt është një iniciativë tërësisht e re ligjore. Me këtë legjislacion të ri po krijojmë procedura më të lehtësuara për lejet e qëndrimit duke shmangur burokracitë për investitorët dhe fuqinë punëtore. Ky projekt nuk është iniciativë e shkëputur.
Bashkë me ligjin për shtetësinë dhe ligjin për azilin në republikën e Shqipërinë plotësojmë regjimin për të huajt në vendin tonë Janë kryer dëgjesat nga organizata të ndryshme ndërkombëtare për të garantuar pajtueshmërinë me të drejtat dhe liritë e parashikuara në kushtetutë.

Ky projektligji adreson mangësinë duke adresuar pajisjen me leje pune dhe qëndrimi me një dokument të vetëm që do quhet leje unike për të huajt që duan të punojnë dhe jetojnë në Shqipëri. Kjo garanton një procedurë të vetme aplikimi.

Të huajt që kërkojnë punësim duhet të drejtohen vetëm në një sportel duke dorëzuar dosjen me dokumente. Për shtetasit e BE, SHBA, dhe Kosove kur aplikojnë për herë të parë lëshojmë leje qëndrimi 5-vjeçare. Ka dhe sfidat e veta ky legjislacion. Përmirësimi i fushës së të drejtave dhe programet e integrimit për të huajt.

Ky projektligj i jep mundësi përfitimi: Personave pa shtetësi duke garantuar standardet për lëshimet e lejes së qëndrimit, kategoria e punonjësve lëvizës që janë shtetas të huaj që punojnë nga distanca në fushët e IT.

Kjo do synojë tërheqjen e tyre në Shqipëri. Kjo i shërben rritjes së konsumit vendas dhe tërheqjes së tyre në Shqipëri për t’i dhënë shtysë ekosistemeve teknologjike. Një kategori tjetër janë pensionistët e huaj. Ata do aplikojnë për leje për pensionistë.

Ky projektligji adreson mangësinë duke adresuar pajisjen me leje pune dhe qëndrimi me një dokument të vetëm që do quhet leje unike për të huajt që duan të punojnë dhe jetojnë në Shqipëri. Kjo garanton një procedurë të vetme aplikimi.

Të huajt që kërkojnë punësim duhet të drejtohen vetëm në një sportel duke dorëzuar dosjen me dokumente. Për shtetasit e BE, SHBA, dhe Kosove kur aplikojnë për herë të parë lëshojmë leje qëndrimi 5-vjeçare. Ka dhe sfidat e veta ky legjislacion”, deklaroi ministri.

Loading...