Deputeti Kostaq Papa, pas raportimit të bërë nga KLSH dhe ILDKPKI në Kuvend, tha se edhe atij shteti i ka marrë një shtëpi para 50 vitesh dhe dëshiron që t’ia kthejë tani. Ai tha se i ka të listuara pasuritë e tij dhe se shteti i ka borxh, ndërsa shtoi se nëse shteti vepron me deputetët kështu imagjino me qytetarët e thjeshtë.
“ILDKP është një institucion i rëndësishëm dhe ne i përgjigjemi sa herë na kërkon pasuritë. Unë i listova pasuritë e mia por njëra prej tyre edhe pse është e listuar nuk ekziston. Shteti ka ende pasuri që ia ka marrë qytetarëve në mënyrë të paligjshme. Kështu edhe mua para 50 vitesh kur unë isha i vogël shteti më mori rininë, fëmijërinë më mori dhe shtëpinë. Dhe ende nuk ma ka kthyer. Dhe unë iu drejtova kryeparlamentarit. Ai tha se do më ndihmonte. Për dijeni dhe kryeministrit. Takova dhe drejtues të pushtetit lokal të kryeqytetit të Tiranës ku unë jam si deputet për ta mbyllur këtë gjë sipas të drejtës që më takon. Qoftë edhe pas 50 vitesh. Dhe pse shteti nuk më kthen dot fëmijërinë por të paktën të më kthejë shtëpinë. Unë i kam listuar pasuritë e mia aty. Por shteti më mban akoma. Kur shteti vepron me ne kështu mendoni si vepron me qytetarët e thjeshtë”, u shpreh Papa në Kuvend.
Kostaq Papa habit në Kuvend: Shteti më ka marrë një shtëpi para 50 vitesh, të ma kthejë tani
Loading...