Ndodh edhe kështu! I irrituar, spikeri ndërpret edicionin e lajmeve dhe ankohet: Nuk kemi marrë rrogën

Problemet punëdhënës dhe punëmarrës janë të shumta, por kur këto ndodhin në media, mund ta pësosh keq. Një rast i tillë ka ndodhur në Zambia, Frikë, ku një spiker lajmesh e bëri live ankesën për pronarët e tij.
Teksa po jepte lajmet, Kabinda Kalimina ndërpreu transmetimin e drejtpërdrejtë të lajmeve dhe tha se nuk kishin marrë rrogat. “Unë punoj zonja dhe zotërinj. Ne jemi qenie njerëzore. Ne duhet të paguhemi”, tha spikeri, ndërsa nuk dihet se çfarë ka ndodhur më pas me të.

Loading...