Ndeshjet e zhvilluara më 23 qershor u ndoqën me shumë frikë dhe ankth. Duhej barazimi në minutat e fundit nga Portugalia dhe Gjermania, që skuadrat më të forta të qëndrojnë në garë. U duk sikur Franca po zotëronte lojën me golat e Benzemas, por u desh Ronaldo, që me dy golat shpëtoi ekipin e tij. Nga ana tjetër, pjesa e parë e shkatërroi Gjermaninë, pasi pësoi një gol nga hungarezët. Pas barazimit, Hungaria kaloi sërish në avantazh, por Gjermania ia arriti që të kualifikohet me barazimin.
Pas ndeshjeve të mbrëmshme, u plotësuan 16 skuadrat që kaluan në turin tjetër të Euro2020, gjithashtu janë përcaktuar edhe 8 ciftet që do të përballen mes tyre.
FAZA E 1/8-ave/ Të shtunën 26 Qershor, Londër
Itali – Austri 21:00
Të shtunën 26 Qershor, Amsterdam
Uells – Danimarkë 18:00
Të dielën 27 Qershor, Sevijë
Belgjikë – Portugali 21:00
Të dielën 27 Qershor, Budapest
Holandë – Republika Çeke 18:00
Të hënën 28 Qershor, Bukuresht
Francë – Zvicër 21:00
Të hënën 28 Qershor, Kopenhagën
Kroaci – Spanjë 18:00
Të martën 29 Qershor, Glasgou
Suedi – Ukrainë 21:00
Të martën 29 Qershor, Londër
Angli – Gjermani 18:00