Detaje të reja janë zbuluar për jetën e familjes prej 4 anëtarësh që u shua mëngjesin e sotëm në aksidentin në autostradën Fier-Vlorë.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se Eduardi, babai i dy vajzave 14 dhe 9 vjeçe ishte emigrant prej 20 vitesh në Greqi. Ata kishin ardhur në Shqipëri për pushime.
Por paraprakisht do të shkonin në shtëpinë e prindërve të vajzës në një fshat të Vlorës e prej andej do të nisnin pushimet. Në shtëpinë e Eduardit në fshatin Dukas të Patosit nuk jeton askush pasi edhe prindërit e tij jetojnë në Greqi.
Kush janë
Mësohet se personat që ishin duke udhëtuar me makinën tip “Toyota” më targa greke janë: Eduart Gushi, Silvana Gushi, Anastasia Gushi dhe Eva Gushi.
Ndërsa tre personat që ishin duke udhëtuar në automjetin tip “Audi” dhe që aktualisht ndodhen në spital në gjendje të rëndë shëndetësore ishin nga Tirana.
Ata janhë identifikuar si Igli Madani, Fabio Lamaj dhe Glori Selimi.
Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 08:23 të mëngjesit, por ende nuk dihen shkaqet që shkaktuan përp lasen e fortë dhe. Ndërkohë policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti që tro nditi mbarë opinionin publik.