Detaje nga aksidenti i rëndë në Vlorë, ‘Audi’ luksoz me shpejtësi ‘skëterrë’ goditi nga mbrapa ‘Toyotën’

Detaje të reja janë mësuar nga aksidenti i rëndë i ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Vlorë-Levan në afëris të fshatit Panaja në vendin e quajtur ‘Kripa’.

Burime bëjnë me dije se automjeti ‘Toyota’ me targa greke, ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga si pasojë e një goditjeje që ka marrë nga mbrapa nga një automjet tip ‘Audi’, i cili po lëvizte me shpejtësi me shpejtësi shumë të lartë. Të dy automjetet kanë përfunduar jashtë rruge por dëmtimet më të mëdha i ka marrë automjeti me targa greke.
Në njoftimin zyrtar policia bën me dije se kanë ndërruar jetë 3 shtetasit që udhëtonin me mjetin “Toyota” (dy të prindërit dhe një fëmijë i mitur), ndërkohë që nga raportimet nga terreni bëhet me dije se ka ndërruar jetë dhe fëmija tjetër i familjes.

Gjithashtu të plagosur, por jashtë rrezikut për jetën kanë mbetur dhe 3 të rinj të cilët po lëviznin me mjetin tip ‘Audi’, i cili dyshohet se shkaktoi dhe aksidentin.

Përplasja ka qenë tepër e fortë sa mjeti tip Audi ka thyer dhe shtyllën e energjisë elekrtrike.
Në vendngjarje ndodhen policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë i policisë: Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 08:23, në autostradën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa”, një mjet tip “Audi” është përplasur me një mjeti tip “Toyota ”.

Si pasojë e aksidentit, 3 shtetasit që udhëtonin me mjetin “Toyota” (dy të rritur dhe një fëmijë i mitur) kanë ndërruar jetë. Gjithashtu janë dëmtuar dhe dy shtetasit që udhëtonin në mjetin “Audi” (drejtuesi dhe pasagjeri), të cilët po transportohen në spital, për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimave dhe të personave të plagosur.

Loading...