Një komshi i familjes Gushi, që vdiq një ditë më parë nga një aksident automobilistik, ka folur për mediat. Ai ka thënë se viktimat ishin njerëz të mirë dhe se ky lajm i ka shkaktuar shumë dhimbje.
Marrëdhënia me Encën, Bearti tregon sa i tërhequr fizikisht është nga këngëtarja
“U prish një fole e madhe. U mbyll një derë. Ishte një familje shumë e mirë. I kishte të tëra. Edhe unë kur e mora vesh mbrëmë, e dha Neës24. Qava. Unë që e njoh, më dhëmb shpirt, sidomos ne prindërve. U mbyll dera. I njihja shumë mirë. Ishin njerëz në hallet e veta. Kanë bërë këtë shtëpi, me kursimet. U prish një fole e madhe për mua dhe popullin e Patosit.”, tha i moshuari.
Viktimat Eduart Gushit, 44 vjeç, gruas së tij, Silvana Gushi, 33 vjeçe, dhe dy vajzave të tyre të mitura, Anastasia dhe Eva iu dha lamtumira e fundit nga familjarët mes dhimbjeve dhe lotëve.