Fatura habit pushuesit në jug/ Jo vetëm temperatura, por edhe çmime ‘përvëluese’

Turistët shqiptarë dhe të huaj, përveç temperaturave të larta, përballen dhe me çmime të kripura në jug të vendit.
Në rrjete sociale është publikuar një kupon tatimor nga një “Fast Food” në Himarë.

Siç shihet nga foto, 2 pushues kanë porositur 2 sufllaqe të cilat kushtojnë nga 600 lekë secila, 1 racion me patate 250 lekë dhe një shishe ujë. E gjithë fatura shkon 1590 lekë.

Loading...