Këtë vit, duket të marrësh informacionet e duhura nëse dëshiron të udhëtosh jashtë shtetit. Kujtojmë se dita ditës, vende europiane hapin rrugët për Shqipërinë, disa prej tyre me kushte, disa jo.
Danimarka ka hapur rrugët për Shqipërinë, por duhet që me vete të kemi një PCR të 72 orëve të fundit, test antigen ose certifikatën e vaksinës së aprovuar nga EMA. Ndërsa në Belgjikë udhëtimi mund të bëhet pa asnjë kërkesë, mjafton bileta, pasaporta dhe maska.
Të njëjtën lehtësi ku mund të udhëtoni vetëm duke pasur pasaportën me vete ua mundëson edhe Hollanda, pasi nuk ka as kriter testi dhe as vaksine mjafton te plotësoni një formular vete deklarimi ne aeroport. Në Austri, të duhet një maskë, certifikate vaksinimi apo një vërtetim qe ju e keni kaluar covidin.
Në Gjermani kalimi bëhet vetëm duke plotësuar tre kushte, test për COVID-19, dëshmi që udhëtari e ka kaluar sëmundjen apo është vaksinuar me një nga vaksinat e njohura nga EMA. Nëse keni vendosur te kaloni pushimet ne Spanje, iu duhet dokumenti i udhëtimit, test negativ ose të jetë i vaksinuar me dozat kundër Covid-19.
Për udhëtarët, që hynë në Greqi vazhdon të jetë në fuqi detyrimi i një testi përpara nisjes, PCR- jo më herët se 72 orë përpara fluturimit, ose test antigen, jo më herët se 48 orë përpara fluturimit. Në pikat e kalimit kufitar lejohet vetëm një numër i vogël atdhetarish me se shumti punonjës sezonal te cilat kane një vërtetim nga punëdhënësi i tyre. Këtë vit, duket të marrësh informacionet e duhura nëse dëshiron të udhëtosh jashtë shtetit. Kujtojmë se dita ditës, vende europiane hapin rrugët për Shqipërinë, disa prej tyre me kushte, disa jo.
Danimarka ka hapur rrugët për Shqipërinë, por duhet që me vete të kemi një PCR të 72 orëve të fundit, test antigen ose certifikatën e vaksinës së aprovuar nga EMA. Ndërsa në Belgjikë udhëtimi mund të bëhet pa asnjë kërkesë, mjafton bileta, pasaporta dhe maska.
Të njëjtën lehtësi ku mund të udhëtoni vetëm duke pasur pasaportën me vete ua mundëson edhe Hollanda, pasi nuk ka as kriter testi dhe as vaksine mjafton te plotësoni një formular vete deklarimi ne aeroport. Në Austri, të duhet një maskë, certifikate vaksinimi apo një vërtetim qe ju e keni kaluar covidin.
Në Gjermani kalimi bëhet vetëm duke plotësuar tre kushte, test për COVID-19, dëshmi që udhëtari e ka kaluar sëmundjen apo është vaksinuar me një nga vaksinat e njohura nga EMA. Nëse keni vendosur te kaloni pushimet ne Spanje, iu duhet dokumenti i udhëtimit, test negativ ose të jetë i vaksinuar me dozat kundër Covid-19.
Për udhëtarët, që hynë në Greqi vazhdon të jetë në fuqi detyrimi i një testi përpara nisjes, PCR- jo më herët se 72 orë përpara fluturimit, ose test antigen, jo më herët se 48 orë përpara fluturimit. Në pikat e kalimit kufitar lejohet vetëm një numër i vogël atdhetarish me se shumti punonjës sezonal te cilat kane një vërtetim nga punëdhënësi i tyre./TCH