Digjet në ecje benzi në Fier, shpëton mrekullisht shoferi

Në Fier një makinë tip “Benz” është përfshirë nga flakët në ecje dhe për pasojë është shkrumbuar. Bëhet me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Portëz dhe fatmirësisht, shoferi ka arritur që të zbresë në kohë nga mjeti, duke shpëtuar mrekullisht pa lëndime.
Pas sinjalizimit për zjarrin, forcat zjarrfikëse pasi mbërritën në vendin e ngjarjes kanë arritur të shuajnë flakët. Makina është dëmtuar në pjesën e përparme të saj duke u shkrumbuar plotësisht.

Loading...