Në nder të familjes Gushi, 3-vjeçarja vendos lule në vendin ku u shuan 4 personat

Ditën e sotme, një qytetar dhe mbesa e tij 3-vjeçare kanë kaluar në rrugën ku u shua familja Gushi dhe e ka nderuar. Mësohet se qytetari ka ndaluar dhe ka vendosur lule.
Ai ka treguar se mbesa e tij vetëm 3 vjeç filloi të qante kur kuptoi se shoferët ecin shpejtë dhe ka të tilla ngjarje e pasoja të rënda. Ai i ka bërë apel të gjithë të rinjve, por jo vetëm që të ecin avash dhe mos ta tejkalojnë shpejtësinë, të zbatojnë rregullat e qarkullimit se marrin në qafë jetë njerëzore.
Familja Gushi u dërgua ditën e sotme për në banesën e fundit./TCH

Loading...