4 të vrarë e 2 të plagosur pas përplasjes me armë për shezlongët në Velipojë!

Në Shkodër ngjarja është tronditese. Në plazhin e Velipojës jane vrarë 4 persona dhe 2 kanë mbetur të plagosur pas një përplasjeje të armatosur mes 2 familjeve pronarë te hoteleve në kētë zonë. Hotelet e tyre janë vetëm 50 metra nga njëri-tjetri.

Jane varë Kujtim Ferracaku, 2 anëtarë të familjes Gocaj dhe punonjësi i shezlongëve. Palët dyshohet u konfliktuan për shezlonget pasditen e djeshme.
Kujtim Ferracaku èshtē babai i Arjan Ferracakut vrarë në atentat të ndodhur ne vitin 2018. I plagosur në ngjarjen e rëndĕ sonte ēshtë edhe i vëllai i Kujtim Ferracakut.
Kujtim Ferracaku pronar i Hotel Fantazia, ngjarja 50 metra larg biznesit të tij.

Nē vendngjarje ka shkuar edhe Drejtori i Pergjitshme i Policise, Ardi Veliu. Gjithashtu edhe forcat RENEA kane shkuar me shpejtësi nga Tirana./shqiptarja

Loading...