Masakra e Velipojës, Bledi Çuçi thyen heshtjen: Nuk kontrollojmë sherret në mesnatë mes fqinjëve

Teksa dy ditët e fundit kanë pasur një bilanc tragjik viktimash në vendin tonë, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi po mban një konferencë për mediat ku po diskutohet për ngjarjet e fundit që kanë tronditur vendin.

“Policia e Shtetit as nuk ndjek çdo makinë dhe as nuk mund të parandalojë një sherr në orën 1 të natës mes dy fqinjëve.

Dy raste kërkojnë reflektim nga të gjithë përfshirë këtu edhe policinë e shtetit. Policisë do ti vëmë në dispozicion edhe dronët super inteligjent.
Policia ndalon dhe nuk dënon shkelës kriminelë. Nga muaj i fundit ne kemi shtrënguar masat e armëve pa leja. Janë ndaluar tre persona së fundmi me precedencë penale” tha Çuçi.

Konferenca vjen një ditë pas takimit të ministrit Çuçi dhe drejtuesve të tjerë të policisë me kryeministrin Edi Rama në Vlorë.

Ishte vetë kryeministri ai që paralajmëroi dje një ristrukturim, teksa tha se ishte parashikuar për në fund të verës, por për shkak të ngjarjeve të fundit do të përshpejtohet. Nuk dihet konkretisht se cilat institucione do të prekë kjo reformë, por pritet që Policia e Shtetit të jetë një prej tyre.

Mëngjesin e së premtes një familje u shua në një aksident në aksin Levan-Vlorë. Prindërit dhe dy vajzat e mitura humbën jetën pasi makina e tyre u përplas nga një “Audi”.

Mesnatën pas së shtunës 4 persona u vranë në Velipojë pas sherrit për hapësirat në Plazh, 2 të tjerë mbetën të plagosur. Ndërkohë që ngjarjet e tjera kriminale nuk kanë munguar intensive gjatë këtyre ditëve, opinioni publik ka kërkuar reagime nga shteti dhe madje qytetarët kanë zhvilluar dhe një protestë ndërgjegjësimi për aksidentet. Gjithashtu policia dhe qeveria është vendosur nën shënjestrën e opozitës.

Loading...