Rrëshqet shkëmbi, humb jetën minatori brenda galerisë së kromit

Një 58-vjeçar ka humbur jetën sot në minierën e kromit në Pogradec, pasi është zënë poshtë nga një masiv shkëmbor. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Pojskë, ndërsa viktima është identifikuar Vasfi Demo, banues në fshatin Rëmenj.

Njoftimi i policisë

Pogradec
Informacion paraprak.

Më datë 19.12.2018, tek Miniera e kromit në fshatin Pojskë, dyshohet se si pasojë e rrëshqitjes së formacionit shkëmbor, në një prej galerive, është bllokuar dhe ka gjetur vdekjen një nga punonjësit e minierës, shtetasi V.D, 58 vjeç, banues në fshatin Rëmenj.

Nga ana e Policisë, po kryhen veprimet proceduriale të rastit dhe po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Shqiptarja

Loading...