Masakra me katër të vrarë për shezlongët, turistët anulojnë prenotimet në Velipojë

Dy ditë pas ngjarjes plazhi ne Velipojës dukej i qetë. E vetmja zhurmë ishin dallgët e detit.

Pas vrasjes së katër personave pas mesnatës së të shtunës për ndarjen e shezlongëve, 27 qershor, shumë pushues u larguan nga plazhi të friksuar, edhe pse prej vitesh i qëndronin besnik Velipojës.

Ata thonë se krimi i ka trondituar dhe se përgjegjësi për këtë rast duhet të mbajnë shteti i cili vendos ndarjen e parcelave të rërës.
“Jemi shumë të shqetësuar. Kemi ndjerë dhimbje të madhe. Ndërruam banesën e dolëm diku tjetër. Fajtor bëjmë shtetin që nuk i cakton sipërfaqet” thonë pushuesit.

Operatorët turistë shprehen klientet janë larguar nga hotelet pasi nuk ndihën të sigurt. Vrasja e katër personave është bërë shkak edhe për anulimin e rezervimeve qëe ishin bërë kohë më parë pasi shumë turistë janë tërhequr nga përzgjedhja që kishin bërë.

Loading...