Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Itali. Mësohet se një i moshuar ka shkuar në kopësht që të marrë mbesën e tij, por ka marrë një tjetër. Si fillim, i moshuari ka shkuar në ccerdhen e gabuar, e më pas ka thënë emrin e mbesës dhe ka marrë fëmijën që i kanë dorëzuar.
Ai nuk e kishte kuptuar se kë kishte marrë deri kur iku në shtëpi. Ndërkohë, një anëtar i familjes së këtij fëmije kishte mbërritur në çerdhe dhe duke mos gjetur vajzën thirri policinë. Mbesa e vërtetë e plakut, megjithatë, dy vjet më e madhe se tjetra, po priste që dikush ta merrte nga kopshti fqinj.
Ngjarja tashmë solli procedime disiplinore për dy personelin e çerdheve, duke marrë parasysh që të afërmit duhet të identifikohen, dhe se stafi është gjithashtu përgjegjës për shmangien e keqkuptimeve serioze si kjo. Edukatori dhe portieri që hapi derën u pezulluan nga puna.