Dhunoi barbarisht bashkëshorten për motive të dobëta, arrestohet 35-vjeçari në Fier

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë për shkak se ka dhunuar fizikisht bashkëshorten 30-vjeçaren R.M.,

Sipas policisë sherri ka nisur për motive të dobëta dhe më pas është përshkallëzuar në dhunë fizike.

Policia e ka arrestuar 35-vjeçarin R.M., ndërsa ndodhej në banesë e tij.
Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhuna në familje”.

Fier/Informacion

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin R. M., 35 vjeç, banues në Fier.

Arrestim i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, për motive të dobëta, ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij shtetasen N. M., 30 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhuna në familje.

Loading...