Mes lotësh, nëna e Silvana Gushit rrëfen detaje të reja mbi jetën e familjes që u shua në aksidentin në Vlorë

Mes lotësh, nëna e Silvana Gushit, që humbi tra gjikisht jetën në aksidentin në Vlorë, bashkë me të shoqin dhe dy vajzat, ka rrëfyer detaje të reja mbi jetën e familjes që u shua, raporton “BalkanWeb”.

Duke folur në emisionin “Me Zemër të Hapur” të Evis Ahmetit, në News24, nëna e të ndjerës tha se e kishte martuar vajzën që 17 vjeçe dhe i ishte dashur ta ndihmonte gjatë gjithë kohës, për shkak të gjendjes së tyre të vështirë ekonomike.

“Kisha 7 vite pa e parë çupën, se u martua që 17 vjeçe dhe iku në Greqi. Unë, burri e djali morëm një kredi në emrin tonë dhe të dhëndrit, që të ndihmonim vajzën. Pas tre vitesh vajza e madhe na u sëmurë nga kërma, nuk punonte, ja ngrija unë tenxheren. Çfarë blija për vete, i blija vajzës. Rrogën e burrit e shfrytëzoja për vete dhe për vajzën, se nuk kishte mundësi. Pas tre vitesh m’u sëmurë mbesa, Anastasia

I dhimbte këmba, ku nuk e çuam. E mori djali në Gjermani. Pastaj e çuam në Greqi. Vetëm për këtë, vajza shkoi në Greqi dhe vendosën të jetojnë atje. Vajza punoi një vit në një supermarket, pastronte dhe merrte 200 euro. Kishte shumë halle. Kishin borxhe. Tani do të lante 7 milionë lekë borxh. Çfarë më bëri ai, më vr au vajzën, dhëndrin dhe mbesat. Mbesa e vogël ka lindur këtu, 6 vjet e kam mbajtur unë, pastaj vajti në Greqi dhe ishte e shkëlqyer me mësime. Dhëndrin e kisha shumë të mirë, më respektonte, nuk kishte djalë si ai. Edhe ata të dy shkonin shumë mirë. Vajza më thoshte “ai më rriti, se më mori që 17 vjeçe”. Aq kemi hequr, kemi ndarë dhe një gotë ujë me vajzën. Nuk do të ketë për mua ilaç më, vetëm v dekje. Erdhi djali nga Gjermania se do bënte një patentë, një ditë më vonë do vinte vajza. Kur më thanë që vdiqën, më iku truri. Mora burrin në telefon dhe pastaj nuk mbaj mend çfarë bëra”, tha nëna e të ndjerës.

Loading...