Horoskopi 1 korrik, ja çfarë parashikojnë yjet për ju ditën e sotme

Dashi; Ditë mjaft interesante, veçanërisht sa i takon projekteve të reja lidhur me punën. Ndonëse shumica e cilëson si periudhë pushimesh, për ju, kjo është koha e duhur për të nisur projekte të reja. Gjendja sentimentale mbetet kaotike, për shkak se jeni të pakënaqur, madje mund të ketë edhe tensione.

Demi; Do të jetë për ju një ditë mjaft pozitive, sidomos pasi Venusi pritet të ketë ndikim të favorshëm në shenjën tuaj. Bëni mirë që të pranoni ndryshimet, edhe pse mund të mos i dëshironi.
Binjakët; Do të jeni të mbushur me energji dhe gjithë grintë gjatë kësaj të enjteje. Hëna do të jetë në shenjën tuaj, duke bërë që muaji të nisë në mënyrën më të mirë të mundshme. Do të nisë për ju një verë e mbarë! Nga pikëpamja profesionale, do ju duhet që të hiqni dorë nga diçka.

Gaforrja; Do të ndiheni shumë të motivuar gjatë kësaj dite. Megjithatë përballë një projekti të ri, do të keni frikë se mos gaboni. Dashuria do të rikthehet protagoniste e të lindurve të kësaj shenje. Kështu që nëse ka pasur probleme apo keqkuptime, do të vijë momenti i rikuperimit. Ndërsa për ata që janë vetëm, nuk do të mungojnë mundësitë.

Luani; Kjo ditë është pjesë e një jave që duket të jetë mjaft e rëndësishme për ju! Do të keni mundësi që të nxirrni në pah, pra të vini në dukje gjërat për të cilat jeni të aftë. Yjet janë në anën tuaj, por nuk duhet të gaboni dhe të krijoni armiq. Shmangni humbjen e kohës me persona që nuk e meritojnë.

Virgjëresha; Do të kaloni një ditë aspak në ritmin e duhur. Do të ndiheni mjaft konfuz/e, edhe për faktin se në raportin në çift keni përjetuar shumë tensione. Ju shpesh prireni që t’iu organizoni jetën të tjerëve, sidomos partnerit/është. Por kjo gjë mund ta acarojë së tepërmi. Sa i takon punës, situata nuk do të jetë shumë e favorshme.

Peshorja; Dita e parë e Korrikut do ju gjejë të dekurajuar. Në sferën profesionale do të keni ndjesinë e ecjes në zbrazëti, duke u ndjerë sikur rrugët nuk iu çojnë askund. Ky është një moment kalimtar, ndaj bëni durim. Duhet të tregoheni të kujdesshëm, në mënyrë që tensionet e punës të mos i reflektoni në dashuri.

Akrepi; Do të jetë për ju një ditë mjaft e rëndësishme, sidomos sa i takon situatave të mjegullta. Kjo pasi në punë, mund të hasni probleme këtë të enjte ose dhe ditët në vazhdim. Ndërkohë në raport me të tjerët, situata do të jetë më e përmirësuar.

Shigjetari; E enjtja nuk do të jetë aspak ideale, ku mund të ndiheni disi të turbullt. Mos u dekurajoni, pasi gjërat do të përmirësohen në ditët në vijim. Në dashuri këshillohet që t’i shprehni hapur ndjenjat. Sa i përket situatës ekonomike, planetët duket se do ju vijnë në ndihmë.

Bricjapi; Ky muaj do të nisë i mbushur me dyshime, sa i takon raporteve me të tjerët. Nëse kohët e fundit keni përjetuar një krizë në dashuri, gjatë këtyre ditëve mund të kthehen tensionet. Jeni të prirur që të mos harroni dhe as të tejkaloni traumat që pësoni në sferën sentimentale. Nëse vini re se diçka nuk funksionon, nuk dini që të shtireni.

Ujori; Do të nisë për ju një fazë mjaft konfuze. Megjithatë duhet të qartësoheni me veten, edhe për të kuptuar se çfarë dëshironi realisht. Edhe në sferën profesionale ka diçka që nuk ju lë të qetë. Mundohuni që ta kaloni sa më parë këtë periudhë dhe të mos reagoni të acaruar.

Peshqit; Mund të përballeni me pasojat e disa veprimeve tuaja. Nëse për ju një histori dashurie nuk është e mbushur me emocione të forta, mund të distancoheni, të tërhiqeni dhe të përjetoni shumë ankth. Yjet ju ftojnë që të arsyetoni në mënyrë më të qetë dhe më të logjikshme. Venusi do ju ndihmojë që t’i peshoni më mirë gjërat.

Loading...