Alketa Vejsiu i përgjigjet komentueses: “Unë e kam nisur pa asnjë kacidhe! Përzjeja 5 shishe shamposh në përfundim, që të kisha mundesi të lahesha e të me vinte floku erë të mirë…”

Alketa Vejsiu është një nga moderatoret më të komentuara në showbizin shqiptar.

Ajo njihet për jetën luksoze që bën dhe gjithashtu edhe për faktin se është mjaft aktive në Instagram.

Së fundmi, Alketa ka postuar një videosh ku fliste për ëndrrat e njerëzve dhe vullnetin që çdokush duhet të ketë për ti realizuar ato.

Këto video kanë marrë shumë mesazhe mbështetëse nga ndjekësit e saj, mirëpo një komentuese nuk e ka mbështetur fort idenë e Alketës se çdo gjë arrihet me vullnet e dëshirë. Sipas saj duhet të kesh dhe para dhe për këtë gjë Alketa është favorizuar.

Ja çfarë i shkruan komentuesja:
”Po ti ke lekun mi zemer,mir eshte ajo qe thua,por ti e din shum mire qe pa lek nuk mund te shkosh dhe smund te besh ASGJE……!!!!

Ndërkohë moderatorja nuk ka hezituar ti kthejë përgjigje duke i treguar historinë e saj:

Përgjigja e Alketës:
”une e kam nisur pa asnje kacidhe! Perzjeja 5 shishe shamposh ne perfundim, qe te kisha mundesi te lahesha e te me vinte floku ere te mire… Kam punuar 14 vjec me plumbat qe me fluturonin ne maje te kokes se ishte lufte ne Shqiperi! Po Po e marrosur, i ikja mamit 14 vjec per te shkuar ne Radio. Ja kjo ishte endrra ime… Per kete po flas! Parate jane rezultat, smund te jene motiv!

Loading...