Burri sapo del nga burgu tenton të mbyt me litar gruan

Një 35-vjeçare e identifikuar si G.Lika, banuese në Rrogozhinë i ka shpëtuar vdekjes pasditen e sotme. Mësohet se e reja është tentuar të varet nga bashkëshorti i saj, K.Lika, 40 vjeç, një person me preçedentë penalë. 40-vjeçari është konfliktuar me të shoqen pasditen e sotme, në banesën e tyre në lagjen numër dy të Rrogozhinës.

Në sherr e sipër, burri ka marrë litarin dhe ka tentuar të varë të shoqen në ambientet e banesës, por fatmirësisht 35-vjeçarja ka arritur të shpëtojë. Aktualisht ajo ndodhet në spitalin e Rrogozhinës dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa, i shoqi është larguar nga banesa dhe policia e ka shpallur në kërkim.

40-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për vjedhje. Ai kishte vetëm 5 muaj që ishte liruar nga burgu. Çifti kishin sherre dhe probleme të vazhdueshme me njëri-tjetrin.

Loading...