Ndër ndeshjet më të bukura/ Italia ka arritur të mposhtë Belgjikën në çerekfinale të Euro 2020, shkon në finale

Italia ka arritur të mposhtë Belgjikën në çerekfinale të Euro 2020 me rezultatin 2-1, duke fituar një vend në gjysmëfinale.

Një ndeshje shumë e bukur mes këtyre dy skuadrave ku nuk kanë munguar rastet, sidomos në pjesën e parë.

Italia shënoi fillimisht me Leonardo Bonuccin në minutën e 13-të, por goli u anullua për pozicion jashtëloje pasi u pa në VAR.

Belgjika rrezikoi dy herë, ku Gio Donnarumma bëri dy pritje të mëdha ndaj Romelu Lukakut dhe Kevin De Bruynes.

Por momenti i golit erdhi në minutën e 31-të, ku një gabim në mbrojtjen e belgëve, nuk u fal nga italianët.

Vermalen humbi një top, i cili u mor nga Marco Verratti, që asistoi te Nicolo Barella, i cili lëvizi bukur në zonë dhe dënoi portierin Thibaut Courtois (1-0).

Por sulmet e Italisë nuk u ndalën, duke gjetur sërish golin në minutën e 44-të.

Lorenzo Insigne shënoi gol të bukur me një goditje fantastike nga jashtë zonës për 2-0.

Por Belgjika u kthye në lojë, pasi fitoi penalti, ku Doku u rrëzua në zonë nga Di Lorenzo.

Nga pika e bardhë ishte i saktë Romelu Lukaku që shënoi për 2-1.

Belgjika provoi deri në fund, por nuk arriti të barazojë rezultatin, duke bërë që Italia ta fitojë një vend në gjysmëfinale.

Loading...