Doli nga makina të ndihmonte dy të moshuarit e përfshirë në aksident, përplaset për vdekje nga kamioni

Një djalë 15-vjeçar në Britaninë e Madhe është përplasur për vdekje nga një kamion, teksa ai ishte duke ndihmuar dy të moshuar që ishin përfshirë në një aksident.

John Keegan, 15 vjeç, u përplas nga një kamion që po kalonte në kryqëzimin famëkeq në Autostradën Mitchell pranë Orange të Premten në mbrëmje.

15-vjeçari doli menjëherë nga një makinë me të cilën po lëvizte si pasagjer për të ndihmuar pasagjerët brenda BMW, një grua 71 vjeçe dhe një burrë 72 vjeç, raportoi Daily Mail.

Ajo që u duk si një aksident ‘i vogël, u kthye në një ngjarje tragjike.

Prindërit e 15-vjeçarit e përshkruajnë djalin e tyre si një njeri aventurier, të zgjuar, por të kujdesshëm.

Loading...