Mblidhen mijëra euro për vajzën që qau pas humbjes së Gjermanisë

Vajza e mitur (emri i së cilës nuk është bërë publik), që ishte në stadiumin Wembley për të mbështetur Gjermaninë, qau pasi Anglia mundi Gjermaninë 2-0, një disfatë e cila e largoi ekipin gjerman nga UEFA Euro 2020.

Fotot e saj filluan të qarkullonin shpejt në rrjete sociale, duke u pasuar me meme që përdornin gjuhë ksenofobike dhe të papërshtatshme, si “qaj naziste e vogël” dhe të tjera.

Një përzgjedhje e këtyre komenteve u mblodh dhe postua në Twitter nga eksperti i futbollit dhe ish sulmuesi, Stan Collymore, duke treguar se si “njerëzit mund të ishin kaq mizorë ndaj një fëmije kaq të vogël”.

Tani është ngritur një mbledhje fondesh me synimin për t’i treguar vajzës së vogël se “jo të gjithë janë ‘të tmerrshëm’ në Mbretërinë e Bashkuar.

Fondi u krijua nga një person me emrin Joel Hughes”.Faqja u krijua fillimisht për të mbledhur 500 paund në mënyrë që prindërit e saj të mund t’i bënin asaj’një dhuratë të këndshme, megjithatë, deri tani janë mbledhur plot £ 32,667.

Joel deklaroi se ai po punon për të gjetur familjen e vajzës dhe nëse nuk e gjen, ose familja “nuk dëshiron të gjendet”, ai do t’u kthejë mbrapsht të gjithëve paratë.

Loading...