Aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, makina me shpejtësi skëterrë përfundon e përmbysur në asfalt

Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit ‘Kashisht’ në aksin interurban Levan-Tepelenë.

Burime bëjnë me dije se një automjet për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara ka dalë nga rruga duke përfunduar e përmbysur në asfalt.
Shoferi ishte i vetëm në makinë dhe si pasojë e aksidentit raportohet vetëm për dëme material.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Loading...