Ylli Rakipi rrëfen se çfarë dëshmoi në Prokurori

Këtë të mërkurë ka dhënë deponimet e tij në prokurori gazetari Ylli Rakipi, i cili ishte i pari që denoncoi skandalin e Unazës së Madhe në emisionin e tij, “Të Paekspozuarit”.

I kontaktuar nga Klan, Rakipi tha se është pyetur rreth kërcënimit dhe se kishte deklaruar gjithçka dinte.

Ai u shpreh se nuk është rastësi që kërcënimet vijnë pas publikimit të aferës korruptive të tenderit me vlerë 18 milionë euro, pasi aty janë të gjitha palët politike.

Rakipi i tha Klan se procesi hetimor për këtë rast është i ngadaltë.

Gazetari pohoi se mesazhin e parë të drejtpërdrejtë të kërcënimit me jetë e ka marrë para pak ditësh, në postën elektronike të emisionit “Të Paekspozuarit”.

Ai thotë gjithashtu se është përballur edhe me kërcënime verbale dhe se ka treguar gjithçka që di në polici, ku ka bërë denoncimin.

Loading...