Ambasada Greke në Shqipëri jep lajmin: Kjo pikë e kalueshme përgjatë 24 orëve, ja kur hapet dogana tjetër

Pika kufitare e Mavromatit do të jetë e kalueshme përgjatë 24 orëve.

Lajmi është konfirmuar në një njoftim që Ambasada Greke në Shqipëri, ka bërë në rrjete sociale.

Nga krahu tjetër, pika kufitare e Mertizanit, do të jetë e aksesueshme duke nisur nga 13 korriku. Ajo do të jetë e kalueshme nga ora 07:00-19:00 sipas orës lokale të Shqipërisë. Kushtet për të hyrë në Greqi, mbeten ato të njëjtat. Pra, vërtetim që jeni të vaksinuar, ose tampon negativ që i përkon 24 orëve të fundit.

Njoftimi i Ambasadës Greke:

Sipas Vendimit me Nr. Δ1α/ΓΠ.οικ.42638/07.07.2021 (ΦΕΚ Β’ Αρ. 2978) pika kufitare e Mavromati tashmë funksionon gjatë 24 orëve pa limit maksimal të personave që lejohet të hyjnë, ndërsa edhe pika kufitare e Mertziani do të funksionojë nga data 13/07 nga ora 07:00-19:00 sipas orës lokale të Shqipërisë.

Kushtet për të hyrë në Greqi mbeten të njëjta me ato që ishin të vlefshme deri tani.

Loading...