Ish prokurori bën deklaratën e fortë: Mjerë ai që ka vjêdhur lekë nga fondet publike, po ngushtohet rrethi

Arr estimi i kryetarit të Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe dhe 10 zyrtarëve të tjerë përfshirë dhe një biznesmen, ka bërë shumë bujë në media dhe opinion publik, pavarësisht se ka edhe skeptikë që nuk kanë shumë besim te e ashtuquajtura “drejtësia e re”.

Në Repolitix është diskutuar çështja e arr estimeve nga SPAK në Lushnjë, pasi shumica ak uzohen për “shpërdorim detyre/dhe në bashkëpunim”, “falsifikime dokumentesh” dhe “ab uzime me tenderat publikë”.

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari tha sonte duke ngritur al armin për të gjithë zyrtarët e administratës, se kush ka vje dhur dhe ka abuzuar të paktën një herë me fondet publike, do të merret i pandehur dhe do t’i vijë dita që të përballet me drejtësinë. Sipas tij dhe të ftuarve të tjerë në studio, koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund, pasi në të gjitha bashkitë e vendit do të ketë arr estime.

Pyetje: Pse nuk fillon SPAK-u të hetojë tenderat ko rruptivë që janë me miliona euro, por fillon nga kjo e Lushnjës me 200 mijë euro?

Shkëlqim Hajdari: Atëherë, hetimi nuk fillon nga vlera e një ab uzimi tenderi, por nga koha kur është bërë një den oncim, kur ka pasur një indicie, i jepet dosja një Oficeri të Policisë Gjyqësore, i vihet numri dhe fillon hetimi, vendosen disa njerëz për atë çështje dhe kjo është. Unë po ju them diçka, mjerë ata që kanë vje dhur një qindarkë nga fondet publike, sepse do t’i vijë koha. Të gjithë, të 61 kryetarët e bashkive duhet të fr ikësohen. Për të gjitha bashkitë ka den oncime dhe të gjithë do përballen me ligjin. Nuk ka më të fortë apo të pandëshkeshëm, koha e pandëshkueshmërisë mbaroi. Çdo person që ka ab uzuar me të mirat publike një ditë do e marrë ndëshkimin.

Myslim Murrizi: Të gjithë që kanë ab uzuar do merren të pandehur, 61 krerët e bashkive, drejtoritë rajonale, zyrtarët po e po, ministrat, janë aq sa kam kërkuar unë, 2000 vetë, po ngushtohet rrethi.

Frrok Çupi: Edhe nëse kapet një person që ab uzon me 10-20 mijë lekë mirë është, sepse duhet të këputet kordoni i personave që janë të lidhur me korru psionin, mitmarrjen.

Loading...