Tha se është sëmurë por shkoi në stadium, e pësoi keq kur shefja i shikon foton duke bërë tifo

Dëshira për të shkuar në stadium, për ndeshjen Angli- Danimarkë, i kushtoi punën 37-vjeçares. Nina Farooqi tha se është sëmurë dhe mori leje, por fotoja duke bërë tifo në stadium, i kushtoi rëndë. Dhe kur të gjithë britanikët po shihnin ndeshjen, fytyra e saj e pikturuar me ngjyrat e kombëtares u shfaq në ekranin e madh duke festuar golin e barazimit të Anglisë.

Shefja e saj gjithashtu e pa fotografinë të shfaqur në ekran. Nuk e kishte idenë që ishte shfaqur kudo, edhe në Instagramin e prezantuesit Stacey Dooley. Të nesërmen teksa hipi në trenin e orës 6 të mëngjesit për të shkuar në punë në kompaninë Leeds Composite Prime, shefja e telefonoi duke i thënë që mos shqetësohej për të shkuar se ishte e pushuar. Farooqi kishte menduar se nuk do të kishte gjasa që ajo të dallohej në një turmë prej 60,000 tifozësh.

Loading...