Është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare aktori i njohur William Smith.
Lajmi është bërë i ditur nga bashkëshortja e tij, Joanne Cervelli Smith, e cila nuk e ka bërë të ditur shkakun e vdekjes.
Smith filloi karrierën në Hollywood si një aktor në vitet 40-të, kur familja e tij u transferua në Kaliforninë Jugore.
Gjithashtu ai ishte një kampion i mundjes dhe i arteve marciale. Smith ka luajtur në shumë role, ku ndër më të suksesshmit ishin ato të, Texas Ranger Joe Riley në TV “Laredo” nga viti 1965 deri në vitin 1967, dhe më vonë u bashkua me kastin origjinal të “Hawaii Five-O”, për sezonin e tij të fundit në vitin 1980.
Smith u nderua me një çmim për arritjet e jetës nga Akademia e Bodybuilding dhe Fitness, Ai u fut në sallën e famës të Bodybuilding në “Muscle Beach Venecia” në vitin 2010.
William kishte 31 vite i martuar me bashkëshorten, e çifti ka dy fëmijë, William E. Smith III dhe Sherri Ane Cervelli.