Fansat u ‘tërbuan’ për ta në çdo qytet/ Konkurrenti i ‘Përputhen’ habit me deklaratën e tij: Vetëm njerëzit e papunë…

Pas përfundimit të një prej emisioneve më të ndjekura në Shqipëri “Përputhen”, konkurrentët dhe produksioni filluan audicionet për edicionin e radhës.

Ashtu si e kemi parë në çdo qytet ata janë pritur me brohoritje nga dhjetra qytetarë.

Njëjtë si ne kjo pjesëmarrje e lartë i ka bërë përshtypje edhe ish-konkurrentit të Përputhen, Shkëlqim Bega, i cili është habitur nga mikëpritja e madhe e njerëzve, kur ata nuk kanë bërë asgjë.

“Unë kam marrë pjesë në dy audicione, pasi doja të takoja konkurrentët me të cilët kam krijuar shoqëri. Por më ka bërë shumë përshtypje se si të vajza e djem të rinj, prindër dhe fëmijë, dilnin aq shumë për të na takuar. Kush jemi ne? Jemi vetëm ulur në atë karrige. Dikush mund të thotë kam dhënë mesazh. Çfarë mesazhi kam dhënë unë? Kemi bërë takime, debate, ku i bëjnë çdo lloj çifti”, tha ai në emisionin “Shqipëria Live”.

Gjithashtu, Shkëlqimi tha se njerëzit e arsimuar të cilët kanë një punë nuk i intereson kush je dhe nuk e kanë ndjekur emisionin.

“Vetëm njerëzit e ‘papunë’ na kanë ndjekur”, shtoi ai.

Loading...