Styhet seanca ndaj Adriatik Llallës, ja arsyeja…

Është shtyrë seanca për ish-kryeprokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Shtyrja e seancës u bë për shkak se mungonte avokati i Llallës, i cili u gjobit me 20 mijë leke.

Seanca e radhës u shty për në 29 korrik. Rikujtojmë se në shkallë të parë, Llalla u dënua me 2 vite burg dhe disa pasuri iu sekuestruan dhe i kaluan shtetit me akuzën e deklarimit dhe fshehjes së pasurisë.

4 sipërfaqe toke, në total 22 mijë metra katrore dhe 1 apartament në Durrës iu morën ish-kryeprokurorit. Po ashtu Llalla u dënua që për 5 vite mos kryejë asnjë funksion publik.

Loading...