Prangosen 8 shtetas nv Vlorë

DVP Vlorë Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe g oditjen e paligjshmërisë. Vihen në pranga 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për H etimin e K rimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit”, kryer në bashkëpunim, shtetasit M. M., 60 vjeç, F. M., 62 vjeç dhe E. M., 64 vjeç (vëllezër), të tre banues në Vlorë, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, në ambientet e brendshme të Gjykatës, kanë kundërshtuar me dhunë, shtetasin A. B., 63 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë. Specialistët për H etimin e N arkotikëve dhe T rafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën p enale “Prodhimi dhe shitja e n arkotikëve”, shtetasin R. M., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, në një çantë shpine iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi l ënde n arkotike e d yshuar c annabis s ativa.

Specialistët për Hetimin e K rimit në Komisariatin e Policisë Vlorë a rrestuan në flagrancë shtetasin A. C., 26 vjeç, banues në fshatin Gorisht, Vlorë, pasi ka d hunuar fizikisht të dashurën e tij dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për ndalim.

Specialistët për Hetimin e K rimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për v eprën penale “D huna në familje”, shtetasin E. Ç., 32 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka ushtruar d hunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit: -D. D., 36 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi; -A. J., 49 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet, duke drejtuar automjetin në gjendje të d ehur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Loading...