14-vjeçarja Galini Karamani, që u mby t pasditen e djeshme në ujërat e lumit Devoll në Kuçovë, është përcjellë sot mes lo tësh për në banesën e fundit. Ark-morti i të miturës është shoqëruar me dhimbje e lo t nga banesa e saj drejt varrezave të qytetit të Kuçovës nga familjarë, shokë e shoqe të klasës, komshinj e banorë të qytetit.
Galini Karamani ishte nxënëse në shkollën 9-vjeçare “Rreth Tapi” në lagjen Ferma-Partizani në qytetin e Kuçovës. Mesditën e djeshme ajo ka qënë në lumë duke u larë me vëllanë 12-vjeç dhe 10 shoqet e saj.
Së bashku me shoqen e ngushtë, duke notuar kanë shkuar në një thellësi dhe uji i ka tërhequr poshtë. Shoqja e ngushtë e 14 vjeçares ka mundur të dalë me not nga lumi, por nuk ka mundur dot të nxjerrë nga uji Galininë, e cila për shkak se nuk dinte not është mby tur.
Mësuesja e Galinisë Erisilda Hoxha tregon se 14-vjeçarja ishte një vajzë me ëndrra për jetën, një vajzë që e donte dijen dhe që nuk vinte kurrë pa detyra në shkollë. Hoxha tregon se Galinia ka jetuar në kushte tejet të vështira ekonomike dhe humbja e saj e ishte sho kuese për të dhe për të gjithë bashkëmoshatarët e saj.
“Ngjarjen e kam mësuar nga bashkëfshatarët, të cilët më njoftuan me telefon se çfarë kishte ndodhur. Shkova menjëherë në banesën e Galinisë dhe aty mësova se si kishte ndodhur ngjarja fatale. Mësova se Galinia së bashku me shoqet e saj dhe vëllain 12-vjeç kishte shkuar në lumë për të luajtur me top dhe pas lojës ishin futur në ujë për tu freskuar. Galinia nuk dinte not dhe u mby t në thellësinë e lumit, ndërkohë që edhe shoqja e saj e ngushtë rrezikoi të mbytej në të njëjtën thellësi ku kishte shkuar me Galininë”, ka thënë mësuesja 14-vjeçares Erisilda Hoxha.
Mësuese Eri tregon edhe ëndrrën e madhe që kishte 14-vjeçarja për tu bërë police. Ajo tregon se ëndrra dhe dëshira më e madhe e Galinisë ishte të bëhej police dhe ti shërbente komunitetit nëpërmjet rregullit. Mësuesja Erisilda Hoxha bën apel për ndihmë për familjen e të miturës pasi dy prindërit e saj dhe vëllai 12-vjeç jetojnë në kushte eks tre misht të vështira ekonomike.
E sapokthyer nga funerali i vajzës 14-vjeçe, njëra prej komshive të saj, zonja Xhevaire Bani, flet me l ot në sy për humbjen të jetës së Galinisë, të cilën ajo e përshkuan si një vajzë ekselente, që ishte zgjedhur presidente e shkollës dhe një vajzë me ëndrra për jetën. Duke treguar se si e mësoi vdekjen e Galinisë nga shoqet e saj, ajo shprehet se familja e vajzës është një familje e ndershme por një familje shumë e varfër.
Zonja tregon se vajza kishte dashur që, edhe pse në moshë 14-vjeçe të fillonte një punë gjatë pushimeve të shkollës për të ndihmuar familjen e saj me të ardhura. Zonja Bani tregon se gjatë funeralit të të mi turës, e ëma e saj Djana Karamani ka dashur të hidhet mbi va rr, duke ulë ritur se vajza e saj ka frikë të rrijë vetëm dhe se ajo nuk mund ta linte aty nën dhe.
Edhe një prej shoqeve të saj të klasës,duke u shprehur se Galinia ishte një vajzë shembullore bën apel për ndihmë për familjen e saj që jeton në kushte tejet të vështira ekonomike.